Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj përgëzon Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur edhe sovran nga Republike e Kenias.

Presidenti Begaj falenderoi homolugun e tij William Rutto për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur.
Pas 17 viteve pavarësi, Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmi u bë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.
Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.
© Panorama.al











