Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Ja si do jenë temperaturat:
© Panorama.al














