“Vëmendja te afatet kohore”- Witkoff nga Florida: Bisedimet në Miami me ukrainasit dhe evropianët ishin konstruktive dhe produktive!

Dec 21, 2025 | 21:28

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas gjatë tre ditëve të fundit në Miami të Florida-s, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë qenë produktive dhe konstruktive.

witkoff

Kështu tha sot i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, në një postim në platformën X.

Delegacioni ukrainas pati një sërë “takimesh produktive dhe konstruktive” me partnerët e tij amerikanë dhe evropianë në Miami, tha ai.

Pati gjithashtu një “takim konstruktiv” të veçantë midis ukrainasve dhe evropianëve, dhe vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimit të afateve kohore dhe “hapave të mëtejshëm”, sipas sipas tij, por pa dhënë detaje.

© Panorama.al

Te lidhura