TIRANË- Presidenti, Bamir Topi përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, të prokurorit Xhevat Hana.
Ai ka ngushëlluar familjarët për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Hanës.
“Ndarja nga jeta e Xhevatit përbën një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për vetë shtetin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë e ta njohin atë nga afër, duke i çmuar gjithmonë përkushtimin ndaj detyrës së vështirë të prokurorit, integritetin e profesionalizmin si dhe cilësitë e tij të spikatura qytetare e njerëzore”- thuhet në mesazh.
Topi ka vlerësuar Xhevatin e ndjerë për punën dhe kontributin e tij të rrallë profesional në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Prokurori vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, ndërsa është ndarë nga jeta në një spital në Itali, ku ishte dërguar për një kurim më të specializuar.
Prokurori i dosjes “Remzi Hoxha” kishte nje karriere te spikatur ne fushen e Drejtesise e Gjyqesorit, fillimisht si inspektor i Avokatitt te Popullit e me pas edhe këshilltar juridik i ish Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu.
© Panorama.al











