
TIRANË- Bluzat e bardha do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo urgjencë shëndetësore gjatë festave të fundvitit. Në një mbledhje me shefat e shërbimeve, kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kërkuar nga mjekët gatishmëri të plotë si për ndonjë fluks të mundshëm gjatë fundvitit, po ashtu edhe për virozët e stinës, si pasojë edhe e temperaturave të ulëta. Ai kërkoi marrjen e masave, duke apeluar për vëmendje të veçantë ndaj të sëmurëve kronikë.
“Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesi duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nëse është festë. Një përkujdesje të veçantë duhet të tregojnë edhe për të rinjtë të cilët frekuentojnë jetën e natës, por edhe në përdorimin e fishekzjarrëve, pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme”- tha Vasili.
Sipas ministrit, përkujdesje duhet të tregojnë edhe të moshuarit që të marrin barnat, të cilët nuk duhet të abuzojnë me pijen gjatë festave.











