VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj! E Ngarkuara me Punë: Plan për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private

Nov 18, 2025 | 16:21

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, nancy Vanhorn u takua sot me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

van horn ibrahimaj

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës amerikane, lidhur me takimin thuhet se VanHorn foli mbi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës amerikane:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.

© Panorama.al

Te lidhura