Pas aksidentit tragjik që i ndodhi mikeshës së saj, këngëtares Emmy, e cila u nda nga jeta pak javë më parë, Valza Bajra ka udhëtuar drejt Amerikës për t’u qetësuar shpirtërisht. Ajo me Emmyn kishin planifikuar që të jenë pjesë e spektaklit “Vip Shpija”, por vdekja e Emmyt e detyroi që edhe Valza të refuzojë të gjitha angazhimet që kishte dhe të largohet nga Kosova. Ajo flet gjithashtu dhe për ëndrrat e mikeshës së saj, duetin të cilin e kishin menduar me Emmyn, si dhe arsyet pse qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shumë zbuloni në intervistën dhënë për “Panorama plus”.
Pse udhëtove drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa do të qëndrosh dhe me kë keni udhëtuar?
Kam një arsye shumë të fortë që gjendem në Amerikë, po do ta lë mister për momentin. Do qëndroj një ose dy muaj këtu.
Ju keni refuzuar ofertën e ‘Vip shpija’, na thuaj arsyet e refuzimit…
E refuzova për arsye se kishim planifikuar së bashku me shoqen time, Emmyn, që të futeshim së bashku, pas humbjes së saj tragjike as unë nuk desha të futem aty.
Çfarë oferte kishin bërë organizatorët për ju të dyja?
Oferta ishte që të futeshim aty, të bënim show dhe që të dyjat e pranuam këtë gjë se ishim shumë shoqe të mira dhe donim që të rrinim dhe në “Vip shpija” së bashku.
Ishit ju iniciat
ore që edhe mikesha juaj e ndjerë Emmy të ishte pjesë e këtij spektakli?
Jo, Emmyn e kishin ftuar 3 ditë para meje, por ajo kishte pranuar. Pasi më thirrën dhe mua, Emmy më tha të futemi të dyja që të bënim show dhe kështu vendosëm.
Na thuaj çfarë kishit përgatitur për publikun, çfarë spektakli më saktësisht?
Ne akoma asgjë nuk ishim përgatitur, pasi ishte shumë herët për të menduar ndonjë skenar dhe çdo gjë do e bënim vetëm për të kënaqur publikun.
Po tjetër çfarë kishte në plan të bënte Emmy, të kishte besuar ndonjëherë sekretet e saj pasi dihet që keni qenë mikesha të ngushta…
Emmy kishte shumë ëndrra, pasi ishte në moshën e duhur për të vazhduar me angazhime. Emmy po priste që të bënte një duet me një këngëtar, Mattyas, i cili me këngën e tij bëri bujë të madhe në tërë Europën (Mattyas-Missing you).
Kishit menduar të realizonit ndonjë duet bashkë?
Po kishim biseduar shumë herë, po që të merrnim një vendim përfundimtar jo, se kishim gjëra të tjera për të bërë.
Mos vallë udhëtimi drejt Amerikës ishte edhe një mënyrë për t’u qetësuar për ç’ka ndodhi?
Po, kjo është e vërtetë, unë kam refuzuar të gjitha koncertet dhe angazhimet në Kosovë, erdha në Amerikë për t’u qetësuar, po Zoti më ndihmoi dhe po përgatititem për diçka të bukur këtu, që do ta them kur të jetë koha.
BLERAND REXHEPI











