Valky, Berishës: Çekia, mbështetje për statusin

Dec 29, 2011 | 11:41

TIRANE- Çekia do mbështesë fuqishëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në periudhën më të afërt gjatë vitit të ardhshëm. Kete mesazh mbeshtetes ka dhene sot gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Çekisë në Tiranë, Z. Vladimir Valky, i cili ushtron përkohësisht edhe funksionet e kreut të Ambasadës Çeke në Tiranë.

Gjate takimit te sotem, Berisha vlerësoi figurën e ish Presidentit Havel si një personalitet frymëzues për të gjitha vendet e Evropës Lindore e Juglindore dhe për të gjithë qytetarët dhe intelektualët e lirë të këtyre vendeve, të cilët u ngritën për të shembur komunizmin në fillim të viteve ’90 dhe gjetën tek figura e Vaslav Havel shembullin më të mirë të një individi e politikani të lirë.

Në biseden mes tyre u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve e qeverive dhe u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i tyre për të zgjeruar e thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ne kuader te bashkepunimit, fusha si ajo e arsimit, shkëmbimet ekonomike e tregtare, por edhe thithja e investimeve apo  projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit u konsideruan si sektorë të rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura