Vajzat e ekranit ndezin sheshin e Tetovës në koncert

May 28, 2011 | 12:58

Në një koncert të organizuar nga partia shqiptare në pushtet në Maqedoni janë paraqitur Rozana Radi, Elvana Gjata dhe Zajmina Vasjari. Publiku shqiptar është ndezur më shumë gjatë paraqitjes së Rozanës me vokalin e saj artistik, si dhe me këngët ritmike të Elvanës, ndërkohë që Zajmina Vasjarin nuk e ndihmoi dot as dredhja e përdredhja e trupit, dhe as paraqitja në performancë pa recipetë.
Zajminen nuk e ndihmon sensualiteti
Që nga paralajmërimi i koncertit, të gjithë kishin pasur mendimin se paraqitja e Zajminës dhe Elvana Gjatës do të zbehë performancën e Rozana Radit, por ndodhi e kundërta. Ne ishim në vendngjarje dhe tregojmë realitetin. Ndër të parat që u paraqitën ishte Zajmina, e cila me tri këngë, “Problem”, “Një më pak e një më shumë” dhe “1 me 6” nuk arriti të ngrejë në këmbë publikun shqiptar në Tetovë, edhe pse ishte veshur shumë seksi me një fustan të shkurtër që zbulonte këmbët e saj të gjata, si dhe në pjesën e sipërme ishte pa recipeta dhe ndërkohë që kamera që xhironte afrohej deri tek gjoksi i saj, publiku nuk ishte më ai që çmendej pas Zajminës. Si duket, shqiptarët tashmë i janë kthyer natyrales dhe nuk duan silikon. Pas Zajminës, në skenë paraqitet Rozana, e cila po ashtu me tri këngë ndezi sheshin e qytetit, veçanërisht hitet që i ka me Noizyn dhe këngën “Xhamadani vija-vija” që bëri publikun të brohoriste dhe duke bërë që Rozana të qëndrojë në skenë pak më gjatë sesa ishte planifikuar. Me këtë paraqitje ajo tregoi se është një artiste e kompletuar, duke kënduar edhe live. Njëkohësisht, publiku në Maqedoni e do atë si këngëtare, ndonëse nuk ka realizuar shumë këngë dhe nuk ka qenë shumë e pranishme atje, përkundër faktit se Zajmina dhe Elvana mbajnë shumë koncerte atje. Pas Rozanës, në skenë doli Elvana Gjata, e cila, veshur me pantollona të shkurta, këndoi po ashtu tri këngë, të cilat e ndezën atmosferën.

 

BLERAND REXHEPI

© Panorama.al

Te lidhura