Vajza e Gjebresë: “Babi, pse na i mori të gjitha lekët Gymyshi?”

Dec 3, 2011 | 14:17

Mbasi i ftoi të gjithë finalistët tek “E diela shqiptare”, Gjebrea u bëri edhe nderimet “e fundit” për këtë edicion, duke shtruar një darkë tek restorant “Era”. Të gjithë tashmë të shkarkuar nga stresi i konkurrimit, qeshnin e bënin shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë që mes artistësh gjendej edhe vajza e Gjebresë, Ana, e cila nuk ka mbushur ende tre vjeç. Në bisedat e tyre miqësore, Arditi po u rrëfente këngëtarëve se sa e vështirë është të gjesh sponsor, sepse sipërmarrësit nuk i lëshojnë lehtë paratë. “Kështu është kjo punë, shkon derë më derë të kërkosh para që të përballosh të gjitha shpenzimet dhe të sigurosh diçka për vete. Dhe, kur t’i bëhesh gati të ndash një shumë të cilën do ia çosh Anës në shtëpi, vjen Gymyshi dhe t’i merr të gjitha” – kishte thënë Gjebrea. Ndërkohë, vajza e vogël e dëgjon bisedën dhe i drejtohet të atit: “O babi, pse m’i mori të gjitha paratë Gymyshi mua? Mos i jep më të tjera!”.

© Panorama.al

Te lidhura