Ushtria holandeze përdori armë kundër dronëve që u vunë re mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore mbrëmë (21 nëntor), tha të martën ministria e mbrojtjes e vendit.
Personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i vuri re dronët midis orës 7:00 dhe 9:00 sipas orës lokale, tha ministria.
“Personeli i forcave ajrore përdori armë nga toka për të rrëzuar dronët”, shtoi deklarata. “Dronët u larguan dhe nuk u gjetën”.
Ministria holandeze e mbrojtjes tha se nuk ishte e qartë pse dronët po fluturonin në zona ku nuk lejoheshin.
Policia ushtarake njoftoi se kishte nisur një hetim, teka dyshohet për një aktivitet spiunazhi ushtarak.
© Panorama.al











