Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer një sulm ndaj një mjeti lundrues të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke shkaktuar vdekjen e një personi.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në platformën sociale X nga Komanda Jugore e SHBA-së, e cila sqaroi se operacioni u zhvillua në ujëra ndërkombëtare dhe se nuk pati humbje në radhët e ushtrisë amerikane.
Sipas Komandës, ky veprim është pjesë e operacionit ushtarak të nisur nga administrata e presidentit Donald Trump kundër rrugëve të trafikut të drogës në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor. Deri më tani, ky operacion ka shkaktuar të paktën 105 viktima.
© Panorama.al












