Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se prej disa ditësh është objekt i një fushate sulmesh nga profile të rreme dhe patronazhistë, të cilët, sipas saj, i kërkojnë të heqë dorë nga mandati.
Koçeku deklaron se sulmet lidhen me vendimin e saj për t’u shkëputur nga radhët e Partisë Socialiste dhe me mbështetjen që i ka dhënë protestës së opozitës. Ajo akuzon funksionarë të shtetit për organizimin e këtyre fushatave denigruese në rrjetet sociale.
“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.












