Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari komentoi protestën e më shumë se një muaji të qytetarëve kundër qeverisë Edi Rama.
Sakaq, duke folur për qeverinë Havari tha se Rama bëri zv.kryeministre Belinda Balluku e cila ka blerë diplomën dhe është e pashkollë, me qëllim që ajo të bënte çfarë do ai.
Havari: Përveç fajeve të saj është e pafajshme, kjo Balluku. Është e pashkolluar. Me një diplomë të shitur atje në Shkodër. Dhe ne e dimë. Nuk mund të jetë ajo zv.kryeministre. E ka marrë ai për të bërë çfarë të dojë ai. Një kryeministër që aspiron të shkojë në botën e qytetëruar ai ndalon drejtësinë, trembet se do hapë kutinë e Pandorës dhe do hapë gjithë problemet.
Rama është bërë si Ajatollah, është shpërfytyruar. E dëgjova djalin Muka. Shumë i kulturuar.
Nuk e kupton se i ka hyrë në hak këtij populli. I ka borxh gjithë rinisë, që e ka shpopulluar.
© Panorama.al












