Eliminoi Gjermaninë me penallti, portieri i Paraguait shihet si pasuesi i Nojerit te Bajerni i Mynihut

Jul 7, 2026 | 14:28

Periudha e Manuel Nojer te Bajerni pritet të përfundoj në vitin 2027. A do të ketë një surprizë të madhe në repartin e portierëve të bavarezëve?

kj

“Kicker” e cilëson portierin e Paraguait në Kupën e Botës, Orlando Gill, si një “çështje interesante personeli” për periudhën pas Nojer te Bajerni. Portieri la përshtypje të fortë në turne. Në fitoren sensacionale kundër Gjermanisë, Gill pati madje një ditë të jashtëzakonshme.

Dimensionet financiare të një transferimi të mundshëm gjithashtu duken të menaxhueshme. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 6 milionë euro. Sipas gjendjes aktuale, Bajerni do të ketë patjetër nevojë për një portier pas sezonit të ardhshëm. Vetëm Jonas Urbig, i konsideruar si portieri i ardhshëm numër një, ka një kontratë të gjatë (deri në 2029).

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura