“Bota e qytetëruar nuk reagon kështu”- Mit’hat Havari: Dhuna ndaj protestuesve shumë e rëndë, policia shtriu përtokë një inxhinier, intelektual! Pasoja të urrejtjes që ka Rama

Jul 7, 2026 | 15:04

Mit’hat Havari ishte sot në News24 për të folur mbi protestën e më shumë se 1 muaji në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

mithat havari dhune parlament

Ai deklaroi se dhuna e policisë në protestën e së enjtes para parlamentit ishte shumë e rëndë duke marrë parasysh dhunimin e aktivistit Arbër Lleshi.

Havari shtoi se bota e qytetëruar nuk reagon në këtë mënyrë, por kjo tregon urrejtjen që ka Rama.

Havari: Policia ka 2 armiq, krimin dhe politikën. Forca desktruktive. Hita të ketë kujdes me dhunën ndaj popullit. Nuk bëhet fjalë për kamikazët e diktatorit tjetër që godisnin policinë me molotovë. Vetëm kanali juaj i ka treguar, non stop jeni vetëm ju. Nuk mund ta shalosh tjtetrin në dru se hodhi vezë. Bota e qytetëruar nuk reagon kështu. Unë nuk po them ti stimuloj godisni. Po kanë goditur, kemi parë Xhorxh Bushin, i hodhi këpucën. E kaloi me sportivitet.

Dy gjëra ka, policia e shtetit dhe e pushtetit. Këtë rast është e pushtetit. Urrejtje e tij është e madhe shumë. Imagjino të ndodhi diçka në botë, ai vendos telat me gjemba dhe ekzekuton në mes të bulevardit. Ajo që më pa bërë përshtypje është Arbër Lleshi. Ishte një dhunë e rëndë. Shtrirë përtokë një inxhinier, intelektual. Ai nuk është gangster rruge. Si rrahën gangsterrët Gent Prognin. Kishte diplome me plagjiaturë. Nuk mund të jetë deputetë, je falsifikues. Futesh në burg.

© Panorama.al

Te lidhura