Florije Peci e Eriselda Gubere, nisen drejt Austrisë

May 24, 2012 | 16:20
Nga aeroporti "Nene Tereza"

TIRANË- Florije Peci dhe Eriselda Gubere janë nisur sot me një avion ambulancë drejt Austrisë ku pritet t’i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.

Një ambulancë i ka transportuar vajzat drejt aeroportit “Nënë Tereza”,  i cili ka mbërritur në Shqipëri enkas për transportimin e dy të plagosurave rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës.

Mësohet se dy vajzat do të marrin trajtim në dy spitale të ndryshme në Vjenë.

Njoftimi për transportimin e tyre drejt Vjenës, është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë.

Ministri Vasili tha se falë një bashkëpunimi me ambasadën austriake do të bëhet e mundur që dy vajzat të transportohen në Austri në klinika të specializuara.

“Kemi arritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri”- tha ambasadori.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura