Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritjen dhe lidhjen e pensionit për 275 ish-ushtarakë që përfitojnë nga ligji në fuqi. Gazeta boton sot emrat e atyre për të cilët është lidhur pensioni deri më datë 28 nëntor 2011. Pjesa më e madhe e pensioneve të lidhura janë pensione suplementare pleqërie, si dhe pensione të parakohshme. Përfituesit mund të tërheqin paratë nga llogaritë e tyre, ndërkohë që sipas listimit të bërë nga ISSH-ja, përfituesit i përkasin një sërë qyteteve në vend. Nga ana e Institutit të Sigurimeve po vijohet me llogaritjen e pensioneve për të tjera dosje të cilat janë në proces.
Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF











