Urdhër arresti kundër Gaddafit dhe djalit të tij

May 16, 2011 | 18:59

HAGE- Shefi i Gjykatës Penale Ndërkombëare në Hagë, Luis Moreno-Ocampo ka vendosur urdhër arresti ndërkombëtar  kundër pushtetmbajtësit libian Muammar al-Gaddafi, djalit të tij Saif al-Islam si dhe shefit të shërbimit sekret Abdulla Senussi. Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit, ndër të tjera për vrasje, torturim dhe përdhunim. Moreno-Ocampo tha se Gaddafi ka kryer krime për të siguruar pushtetin e tij.

“Të dhënat tregojnë se Muammar al Gaddafi personalisht ka urdhëruar sulmet ndaj civilëve libianë të paarmatosur. Forcat e tij sulmuan civilët nëpër shtëpia dhe në hapësira publike”.

Prokuroria e akuzon Gaddafi-n dhe të dyshuarit e tjerë për përgjegjësi penale personale për vdekjen e të paktën 500 deri 700 demontruesve.  Ata kanë lejuar që ndaj civilëve  të përdoret dhunë e rëndë dhe pjesërisht edhe armë të ndaluara si bomba speciale dispersive. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në fund të shkurtit kishte dhënë mandatin për të kryer hetime në konfliktin e Libisë.

© Panorama.al

Te lidhura