Christina Aguilera duhet të ketë qenë nën presion të madh emocional gjatë interpretimit të saj në funeralin e legjendës Etta James.
Ajo bëri një paraqitje fantastike sa i përket interpretimit të saj, por duket se diçka nuk shkonte tek këmbët.
Rezultati ishin disa vija të pakëndshme. Aguilera e kishte kuptuar problemin përpara se të niste interpretimin, pasi u përpoq të fshinte diçka me mëngët e xhaketës së saj, por që nuk ia doli.
Ajo interpretoi një nga këngët më të njohura të Etta James “At Last” Pavarësisht incidentit, ylli i “Genie in A Bottle” pati një paraqitje të përzemërt në funeral.
© Panorama.al











