Universiteti i Tiranës publikon kriteret dhe kuotat për regjistrimin në universitete. Ja ku mund të informoheni

Jun 22, 2021 | 13:58

universitetitiranes

Universiteti i Tiranës ka publikuar këtë të martë kriteret e pranimit dhe kuotat për regjistrimin në universitete.

Kriteret e pranimit dhe kuotat janë publikuar për të dy ciklet, atë Bachelor dhe Master.

Për të parë Kriteret dhe Kuotat e Universitetit të Tiranës klikoni këtu.

Pas përfundimit të maturës, nxënësit duhet të aplikojnë përmes portalit U-albania ku do të zgjedhin preferencat e tyre.

Fillimisht ata duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit prej 2000 lekësh në zyrat e Postës Shqiptare.

Rezultatet e provimeve të maturës dhe ato të tre viteve gjimnaz janë kriteret kryesore që do merren parasysh në pranimin në universitet.

© Panorama.al

Te lidhura