Një tjetër mundësi për të plotësuar Formularin A2? Vetëm nëse plotësojnë disa kritere. Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Provimeve deklaruan dje se do të shpallin një datë tjetër për maturantët që nuk kanë zgjedhur 10 degët e universitetit.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i AKP-së, Alfons Harizaj dhe specialisti Agim Fagu, sqaruan se janë në fazën e përgatitjes së procedurave për mënyrën si do të aplikojnë të rinjtë. “Për të gjithë ata që nuk arritën dot të plotësojnë Formularin brenda datës 5 gusht që ne kishim caktuar si afat, do të vendoset një tjetër datë.
Sapo të shpallet, ne do të informojmë kandidatët, qoftë në faqen zyrtare të AKPsë, qoftë nëpërmjet medias”, tha kreu i AKP-së, Alfons Harizaj. Ai shtoi se aktualisht po mblidhen të dhënat se sa të rinj nuk kanë mundur ta plotësojnë atë.
(Lajmin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











