Nis sot regjistrimi i fituesve në universitete. Deri më 30 shtator, këtë procedurë duhet ta kryejnë të gjitha ata që janë shpallur fitues në një preferencë më të lartë ose për herë të parë. Nis sot regjistrimi i fituesve në universitete. Deri më 30 shtator, këtë procedurë duhet ta kryejnë të gjitha ata që janë shpallur fitues në një preferencë më të lartë ose për herë të parë. Në rast se për një arsye apo një tjetër nuk zbatojnë udhëzimin e Ministrisë, ata humbin të drejtën për t’u ulur në auditorë. Të gjithë kandidatët, që në listën përfundimtare të shpallur pak ditë më parë e kanë emrin në një degë të re, duhet të ndjekin një sërë hapash. Fillimisht do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore, prej programit të studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë tërheqin dosjen individuale nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. “Sekretaritë mësimore të fakulteteve, në datat 26-30 shtator 2011, prej orës 08:00-18:00, do të kryejnë çregjistrimet e këtyre kandidatëve dhe do të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të dërguara nga MASH-i”, ka përcaktuar Ministria e Arsimit. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të ndërmjetëm, nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve në regjistrin e veçantë. Për tu regjistruar duhen një sërë dokumentesh. Përkatëisisht bëhet fjalë për Diplomë të Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave,dokument identifikimi (letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje të tij,2 fotografi dhe mandat i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare prej 1 550 lekësh për llogari të universitetit ku është shpallur fitues.
25183 studente
do të nisin këtë vit akademik studimet në të gjitha universitetet e vendit në sistemin me kohë të plotë. Ndërkohë që këtë vit aplikuan për t’u pranuar mbi 37 mijë maturantë
ZIRINA LLAMBRO











