Universitetet, 3419 kuotat bosh sipas fakulteteve

Sep 22, 2011 | 11:20

Janë rreth 3419 kuota të paplotësuara në të 11 universitetet e vendit. Atyre u shtohen edhe 1354 vende, te cilat nuk janë  zgjedhur nga maturantet gjatë plotësimit të formularit A2. Në total, shansi i dytë për të nisur një shkollë të lartë, u jepet 4773 studentëve. Për kuotat e papreferuara do të shpërndahet  formulari A3, pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve. Gjithçka e bën me dije Ministria e Arsimit. Ajo publikon listën me kuotat e paplotësuara për të gjitha degët. Lista përfundimtare e fituesve në shkollat e larta do të shpallet më 25 shtator. Më shumë shanse për të përfituar nga spostimi i saj mbi bazën e vendeve bosh, kanë ata kandidatë që janë më afër vijës së fituesve të fundit. Me shpalljen e listës përfundimtare, të gjithë kandidatët për në shkollat e larta duhet të rishohin edhe një herë degën ku janë shpallur fitues. Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit të ndërmjetëm, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore, nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë tërheqin dosjen individuale nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. Sekretaritë mësimore të fakulteteve, në datat 26-30 shtator 2011, prej orës 08:00-18:00, do të kryejnë çregjistrimet e këtyre kandidatëve dhe do të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të dërguara nga MASH-i. Veprimet e çregjistrimit të ndërmjetëm dhe ato të regjistrimit përfundimtar të kandidatëve të rinj do të dokumentohen në regjistër të veçantë.

Institucionet
Histori    10
Gjeografi    12
Gjuhë – Letërsi    6
Gazetari    6
Biologji    17
Bioteknologji     13
Matematikë    6
Fizikë    13
Informatikë    26
Kimi    4
Kimi Ushqimore    10
Kimi Industriale    12
Inxhinieri Mat.Inf.    15
Teknologji Infor.kom.    15
Gjuhë Angleze    20
Gjuhë Frënge    13
Gjuhë Gjermane    11
Gjuhë Italiane    23
Gjuhë Greke    17
Gjuhë Turke    15
Gjuhë Ruse    14
Gjuhë Spanjolle    8
Gjuhë Angleze (Kukës)    3
Gjuhë Angleze (Sarandë)    9
Psikologji    7
Punë Sociale    6
Filozofi    10
Sociologji    8
Shkenca Politike    10
Administrim dhe P.Sociale    5
Administrim – Biznes    33
Ekonomiks    11
Financë    32
Informatikë Ekonomike    14
Administrim – Biznes (Kukës)    9
Administrim – Biznes (Sarandë)    23
Mjekësi e Përgjithshme    26
Farmaci    6
Stomatologji    19
Shëndeti Publik    3
Infermieri e Përgjithshme    12
Mami    5
Teknik i Lartë Laboratori    8
Fizioterapi    10
Logopedi    3
Imazheri    6
Infermieri e Përgjith. (Kukës)    9
Infermieri e Përgjith. (Sarandë)    16
Drejtësi    45
Menaxhim Agrobiznesi    13
Menaxhim Agrobiz. (Lushnjë)    31
Ekonomi dhe Politikë Agrare    8
Financë – Kontabilitet    16
Financë – Kontabilitet (Lushnjë)    14
Menaxhim i Turizmit Rural    8
Mbrojtje Bimësh    31
Hortikulturë    26
Hortikulturë (Filiali Lushnjë)    48
Prodhim Bimor    31
Zootekni dhe Biznes Blegtoral    20
Akuakulturë dhe Men.Peshkimi    22
Agromjedis dhe Ekologji    12
Agromekanizim    18
Teknologji Agroushqimore    9
Vreshtari – Enologji    28
Mbarështim Pyjesh    11
Përpunim Druri    26
Mjekësi Veterinare    23
Menaxhim Vet.(Lushnjë,2 vjeçar)    25
Inxhinieri  Ndërtimi    28
Inxhinieri Mjedisi    14
Arkitekturë (Arkitekt)    1
Inxhinieri Gjeodet    3
Inxhinieri Elektrike (Aut.Ind.)    7
Inxhinieri Elekt. (Energjitikë)    3
Inxhinieri Mekatronike    14
Inxhinieri Fizike    11
Inxhinieri Matematike    8
Inxhinieri Mekanike    17
Inxhinieri Tekstile dhe Mode    12
Inxhinieri Materiale    4
Inxhinieri Ekonomike    7
Inxhinieri Gjeologjike    22
Inxhinieri  Gjeoinformatike    15
Inxhinieri e Burimeve Natyrore    17
Inxhinieri Elektronike    7
Inxhinieri  Informatike    15
Inxhinieri  Telekomunikacioni    5
Cikli i Ulët    8
Cikli i Ulët Parashkollor    14
Cikli i Ulët – Angleze (Pogradec)    13
Gjuhë Angleze    8
Filozofi –Sociologji    8
Matematikë – Fizikë    7
Matematikë – Informatikë    15
Gjuhë – Letërsi    10
Gjuhë Shqipe dhe Frënge    6
Histori – Gjeografi    7
Biologji – Kimi    11
Teknologji informacioni    17
Marketing    26
Menaxhim    13
Turizëm    24
Turizëm (Fliliali Pogradec)    12
Financë-Kontabilitet    7
Agrobiznes    16
Hortikulturë    25
Agroushqim    26
Teknologji e Prodhimit Bimor    13
Infermieri e Përgjithshme    9
Mami( Infermier)    8
Gjuhë  – Letërsi    15
Gjuhë Shqipe dhe Frënge    23
Histori-Gjeografi    12
Histori dhe Gjuhë Gjermane    22
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane    16
Gjuhë Angleze    9
Gjuhë Gjermane    28
Gjuhë Frënge    19
Gjuhë Italiane    26
Gazetari    14
Gazetari-Anglisht    10
Biologji-Kimi    9
Matematikë-Fizikë    7
Teknologjitë e Informacionit    14
Infermieri e Përgjithshme    7
Infermieri – Mami    8
Teknolog laborant(2 vjeçar)    6
Fizikë Kompjuterike    12
Arsimi Fillor    21
Arsimi Parashkollor    19
Edukim Qytetar    14
Punonjës Social    6
Filozofi-Sociologji    15
Psikologji    13
Administrim-Biznes    15
Financë-Kontabilitet    4
Ekonomia dhe e Drejta    7
Informatikë Ekonomike    9
Histori – Gjeografi    43
Gjuhë-Letërsi Shqipe    44
Administrim Publik    30
Turizëm    46
Kontabilitet – Financë    12
Gjuhë Letërsi Angleze    7
Gjuhë Letërsi Italiane    6
Gjuhë Letërsi dhe Qyt. Grek    3
Mësuesi për Arsimin Fillor    44
Mësuesi për Arsimin Parash.    12
Matematikë-Fizikë    4
Fizikë dhe Teknologji Inform.    7
Teknologji informacioni    42
Matematikë-Informatikë    4
Biologji-Kimi    15
Infermieri    13
Gjuhë – Letërsi    16
Histori    14
Gjeografi    11
Gazetari dhe Komunikim    11
Matematikë    9
Fizikë    14
Biologji-Kimi    12
Informatikë    10
Infermieri e Përgjithshme    8
Infermieri (Mami)    5
Infermieri (Fizioterapi)    3
Administrim-Biznes    12
Financë – Kontabilitet    8
Turizëm    8
Gjuhë Angleze    10
Gjuhë Italiane    20
Gjuhë Gjermane    23
Gjuhë Frënge    11
Cikli i Ulët    22
Cikli i Ulët Parashkollor    22
Psikologji    10
Punë Sociale    4
Pikturë-Grafikë    2
Drejtësi    20
Gjuhë Letërsi    18
Gjuhë Angleze    22
Gjuhë Italiane    38
Cikël i Ulët    16
Cikël i Ulët Parashkollor    20
Pedagogji e Specializuar    10
Drejtësi    8
Gjeografi – Histori    16
Fizikë    6
Biologji    20
Kimi    3
Aktuaristikë    21
Matematikë – Financë    12
Informatikë    26
Teknologji Informacioni    23
Shkenca Kompjutacionale    35
Shkenca Kompjuterike    26
Matematikë    9
Matematikë – Fizikë    3
Inxhinieri Navigacionale    28
Peshkim Detar    32
Inxhinieri Mekanike    16
Inxhinieri Navale    25
Inxhinieri Elektrike    11
Administrim Biznesi    25
Ekonomiks    25
Financë    8
Turizëm    29
Marketing    29
Kontabilitet    19
Infermier Mami    9
Infermier i Përgjithshëm    14
Administrim Biznesi    9
Menaxhim Marketing    7
Shkenca Ekonomike    4
Financë Kontabilitet    3
Bankë – Financë    3
Menaxhim Hotel Restorant    3
Menaxhim Turizëm Kulturor    8
Menaxhim Turizëm Arkeologjik    10
Gjuhë Angleze    5
Cikli i Ulët    6
Ekspert në Proceset e Formimit    7
Psikologji – Sociologji    3
Gjuhë-Letërsi-Anglisht     12
Infermieri e Përgjithshme    3
Ndihmës Dentist(2 vjeçar)    9
Menaxhim Ndërtimi(2 vjeçar)    10
Menaxhim Transporti(2 vjeçar)    9
Asistent Ligjor(2 vjeçar)    9
Asistent Administrativ(2 vjeçar)    7
Teknologji Automo.(2 vjeçar)    8
Specialist Rrjet. Kom. (2 vjeçar)    11
Informatikë Praktike((2 vjeçar)    4
Juridik    2
Shkenca Politike    2
Administrim Publik    3
Shkenca Kompjuterike    5
Sistemet e Informacionit    6
Matematikë-Informatikë    3
Informatikë-Anglisht    3
Histori dhe Gjuhë Italiane    4
Gjithsej    3419

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura