Uli Hënes: Iki prej dopingut dhe trukimeve

Sep 22, 2011 | 11:49

Teksa e gjithë media gjermane po vlon mbi Bajernin e Mynihut dhe drejtuesit e saj, kreu i këtij klubi u ka shuar kureshtjen shumë  ga-zetarëve, duke sqaruar shkaqet pse ai mund të linte postin aktual te Bajerni. “Shumë prej jush mund të mendojnë se Hënes është i hekurt dhe nuk e lëviz kush nga ky vend. Por, gaboheni. Edhe pse jam i lumtur me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi, dorëheqja do të vinte vetëm nëse skuadra apo lojtarët do abuzonin me analizat anti-doping dhe nëse ky ekip do merrte pjesë në manipulimet e ndeshjeve”, nënvizoi presidenti Uli Hënes.

© Panorama.al

Te lidhura