Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, e dënuar me burg shtatë vjet për korrupsion, ka humbur ndjenjat për dy orë pasi i kanë dhënë disa ilaçe për të kuruar një infeksion viral. Lajmi u dha nga mediat e Kievit, të cilat cituan zëvendësin e Timoshenkos, Oleksander Turkinov. Sipas Turkinov, kjo ngjarje tregon synimin për të eliminuar ish-kryeministren Timoshenko. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar, por është bërë publike nga mediat vetëm dje. Ndërkohë, bashkëshorti i Timoshenkos thuhet se ka kërkuar azil në Çeki.











