Pas disa javësh të një fushate sulmesh kundër objektivave energjetikë dhe ushtarakë në Krimenë e pushtuar nga Moska, Ukraina po nis tani një operacion 40-ditor që synon “të bëjë presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës së saj”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) për operacionin.
“Për disa muaj me radhë, SBU ka demonstruar performancën më të lartë në mbrojtjen e pozicioneve të Ukrainës në vijat e frontit përmes përdorimit të llojeve të ndryshme të dronëve”, tha Zelensky të enjten në mbrëmje.
Meqenëse i gjithë planifikimi ushtarak i Ukrainës mbetet rreptësisht konfidencial, Zelensky nuk dha detaje shtesë se çfarë do të përfshinte ky operacion. Ai e lavdëroi SBU-në për suksesin e saj të fundit në “goditjen e personelit dhe pajisjeve të forcave pushtuese”.
Përmendja e “sanksionit” me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, një term i përdorur nga Kievi për të përshkruar sulmet e tij me dronë në Rusi dhe territoret e pushtuara nga Moska, lexohet gjithashtu si një aludim për atë që do të vijë.
Gjatë disa javëve të fundit, forcat ukrainase i kanë dhënë një sërë goditjesh logjistikës, infrastrukturës energjetike dhe ndjenjës së “sigurisë së prapavijës së thellë” të Rusisë, duke nisur sulme kundër Krimesë dhe Moskës.
© Panorama.al












