Pak ditë pas largimit nga PS, Neomalësorja denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi, ndërhyrjet janë të pajustifikueshme! Duhet ta mbrojmë

Jun 26, 2026 | 13:56

Pasi braktisi Partinë Socialiste dhe njoftoi se do të shërbejë si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka denoncuar ndërhyrjet që po bëhen në Lumin e Currajve në veri nga betonizimi dhe ndërtimi i digave.

marjana koceku lumi i currajve

Në në reagim në rrjete sociale, deputetja thekson se nuk duhet lejuar asnjë ndërhyrje apo betonizim, ndërsa iu bën thirrje organizatave mjedisore dhe aktivistëve që të organizohen për të mbrojtur këtë pasuri natyrore.

“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.  Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.

U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.  Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, shkruan ajo.

marjana koceku post

© Panorama.al

Te lidhura