Gazetari nga Kosova, Miliam Zeka ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Edi Rama i bëri Dritan Goxhajt, duke thënë se ai nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Zeka thotë se Rama dhe të tjera e kanë pasur mundësinë që të marrin pjesë në luftën e Kosovës, por nuk erdhën.
Ai sugjeron që të Dritan Goxhajt të mos ia mohojnë të kaluarën.
“Me, apo pa pagese, ky tipi dhe babai i tije, besa edhe familja, e kane kry detyrimin ndaje Shqiperise dhe Kosoves.
Edi Rama, me shume te tjere, e kane pase shansin historik me ardhe ne luften e Kosoves, nuk keni ardhe, mbyllne dhe mos folni per ate kohe. Mos na e perdhini kohen e luftes. Nese Dritani bene diçka tani qe bjen ndeshe me ligjin, futne ne burg, denojeni, por te kaluaren mos ja mohoni, sepse nuk mundeni!!”, shkruan Zeka.
© Panorama.al













