Bella Hadid shqetëson fansat, publikon foton duke qarë: Asgjë nuk po më ndihmon!

Jun 26, 2026 | 12:49

Modelja me famë botërore, Bella Hadid ka ngritur sërish shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore, pasi ka treguar se po përjeton një përkeqësim të sëmundjes së Lyme-t, me të cilën përballet prej vitesh.

bellahadidhair-7c8fdffdd681405da183a31a2f01354e

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto duke qarë, ndërsa shpjegoi se simptomat nuk po i lehtësohen pavarësisht trajtimeve dhe këshillave të mjekëve.

“Nuk kam arritur ta kaloj këtë përkeqësim të gjendjes… Kam fjetur 11 orë. Përsëri… Fle çdo ditë gjatë ditës. Kam provuar çdo trajtim dhe çdo protokoll që më ka rekomanduar secili mjek që kam vizituar. Ende asgjë nuk po ndihmon.

Ajo vuri në dukje se po qëndron e hidratuar, duke sqaruar:

“Po, kam pirë ujë. Dhe jo, nuk dola për shëtitje, sepse më merrej fryma edhe vetëm duke ecur deri në kuzhinë. Nuk besoj se kam qoftë edhe një qelizë të vetme të trurit që po funksionon, dhe dy të fundit po grinden me njëra-tjetrën. Prandaj, nëse ndonjëherë ju kam thënë në një ditë të keqe të mbani ditar, e tërheq atë që kam thënë dhe kërkoj falje”, tha ajo.

Postimi i saj shkaktoi shqetësime në lidhje me shëndetin e saj, dhe të nesërmen, Hadid postoi një foto të re në Instagram, duke shpjeguar se ajo thjesht po përpiqej të ekuilibronte jetën e saj të përditshme dhe kishte nevojë të shfryhej.

Bella Hadid: Biography, Model, Celebrity, Activist

Bella Hadid Wants to Win an Oscar, Matches Fashion's Expansion Plans

 

© Panorama.al

Te lidhura