Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” dhe kuzhinieri

Jun 26, 2026 | 12:18

Ndërsa hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë vijojnë, policia ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani e cila kishte kontratën për furnizimin me ushqim.

akademia sori al

Sipas dëshmisë së saj, kompania ka kryer çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët në përputhje me detyrimet kontraktore.

Ajo ka deklaruar se çdo vakt është gatuar dhe më pas është shpërndarë sipas procedurave normale, duke respektuar kushtet e higjienës.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe kuzhinieri, punonjësit që përgatisin dhe ndajnë ushqimin në racione, stafi i shpërndarjes, si dhe studentët që u prekën nga helmimi.

Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është vendosur nën hetim në lidhje me këtë rast.

Gazetarja Xhensila Kodra raportohet se  hetuesit po administrojnë provat dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme, ndërsa do të jetë Prokuroria ajo që do të vendosë nëse do të regjistrohen persona nën hetim për përgjegjësitë që lidhen me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.

© Panorama.al

Te lidhura