Një lajm i çuditshëm ka dalë në dritë në lidhje me situatën financiare të sulmuesit të Barcelonës, Rafinjës.
Raportet në Brazil pretendojnë se babai i sulmuesit brazilian dyshohet se ka mbajtur 80% të të ardhurave nga të drejtat e imazhit të lojtarit.
Lojtari e zbuloi situatën kur ai dhe gruaja e tij u përpoqën të blinin një rezidencë në Spanjë dhe u përballën me probleme serioze financiare. Lajmi u bë i ditur gjatë pjesëmarrjes së lojtarit ndërkombëtar brazilian në Kupën e Botës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












