Brukseli propozoi sot zgjatjen me një vit, deri në mars 2028, të statusit të mbrojtjes speciale të dhënë refugjatëve ukrainas që ndodhen në vendet e BE-së, me përjashtim të burrave në moshë ushtarake.
Më shumë se 4.4 milionë ukrainas që ikën nga vendi i tyre pas shpërthimit të luftës me Rusinë, tani përfitojnë nga ky status i veçantë që u lejon atyre të banojnë, të punojnë dhe të kenë akses në përfitime sociale në vendet e BE-së.
Shumica e këtyre refugjatëve jetojnë në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.
Ky regjim, i cili hyri në fuqi për herë të parë në mars të vitit 2022, rinovohet çdo vit, gjë që Brukseli propozon ta bëjë për herë të pestë, ndërsa lufta vazhdon.
© Panorama.al












