“Autokrat dashamirës dhe me shije”- “President i përjetshëm ose mbret”- Letra e arkitektit holandez në ‘librin rozë” të Edi Ramës, analisti: ‘Hubris”, shkëputja nga realiteti e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka!

Jun 26, 2026 | 13:20

Analisti Afrim Krasniqi ka reaguar për letrën e arkitektit Reinier de Graaf drejtuar kryeministrit Edi Rama, të përfshirë në botimin “Dosja shqiptare”, në të cilën flitej për zgjatjen e pakufizuar të mandatit, duke shkuar deri te koncepti i “presidentit të përjetshëm” apo edhe “mbretit”.

krasniqi

Në reagimin e tij, Krasniqi e interpreton letrën përmes konceptit “hubris”, duke e lidhur me rrezikun që pushteti i zgjatur, në këtë rast të kryeministrit Rama, prodhon arrogancë dhe shkëputje nga realiteti, ndërsa kjo e fundit “e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka.”

“Ka një term për këtë, quhet “hubris”, – momenti kur pushteti i gjatë prodhon arrogancë, arroganca shkëputje nga realiteti, ndërsa shkëputja nga realiteti e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka. Simbolik është rasti kur Kaligula shpalli synimin për ta emëruar kalin e tij konsull (senator), si shenjë dominimi, poshtërimi ndaj të tjerëve dhe treguesi se ai, i shkëputur nga realiteti, nuk ka nevojë për ligj dhe institucione, por mund të vendoste gjithçka që dëshironte.”, thekson Krasniqi.

Sipas tij, botimi ku përfshihet letra e arkitektit, reflekton një nivel deformimi të sistemit politik dhe përfaqësues në Shqipëri.

Më tej, ai përmend gjithashtu mungesën e institucioneve funksionale dhe kontrollit, duke shtuar se në një shtet demokratik, raste të tilla do të ishin objekt shqyrtimi.

“Ja shteti, vizioni, propozimi dhe ideja e shprehur, e përzgjedhur nga KM për tu përfshirë në libër, pa censurë, por shumë domethënëse për të kuptuar nivelin e deformimit të sistemit tonë politik dhe përfaqësues.

Nëse Shqipëria do të kishte qeveri funksionale dhe ministra me integritet, parlament funksional dhe kontrollues ndaj ekzekutivit, institucione ligjzbatuese dhe garantuese të drejtësisë, ky do të ishte një nga rastet për shqyrtim”, shton ai.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Ka një term për këtë, quhet “hubris”, – momenti kur pushteti i gjatë prodhon arrogancë, arroganca shkëputje nga realiteti, ndërsa shkëputja nga realiteti e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka. Simbolik është rasti kur Kaligula shpalli synimin për ta emëruar kalin e tij konsull (senator), si shenjë dominimi, poshtërimi ndaj të tjerëve dhe treguesi se ai, i shkëputur nga realiteti, nuk ka nevojë për ligj dhe institucione, por mund të vendoste gjithçka që dëshironte.

Edhe ne kemi pasur dhe vijojmë të kemi “Kaligulat” tonë në historinë e brishtë shtetërore. Kuajt nuk i bëmë deputetë, por ca modele të çuditshme i bëmë edhe deputetë dhe një ekspozitë me kuajt e hapëm në hyrje të kryeministrisë pikërisht në kohën kur po shkruhej kontrata milionere e arkitektit me klientin e tij. Lexojeni anglisht dhe shqip: një botim luksoz, dedikuar audiencës së huaj, me parathënie të vetë kryeministrit, d.m.th., edhe me zgjedhje të përmbajtjes dhe miratim të tij, botohet edhe kjo letër e një prej arkitektëve të oborrit për klientin, i cili fitonte zgjedhjet me sloganin “ne bëjmë shtet”.

Ja shteti, vizioni, propozimi dhe ideja e shprehur, e përzgjedhur nga KM për tu përfshirë në libër, pa censurë, por shumë domethënëse për të kuptuar nivelin e deformimit të sistemit tonë politik dhe përfaqësues.

Nëse Shqipëria do të kishte qeveri funksionale dhe ministra me integritet, parlament funksional dhe kontrollues ndaj ekzekutivit, institucione ligjzbatuese dhe garantuese të drejtësisë, ky do të ishte një nga rastet për shqyrtim. Nëse.

LETRA E PLOTE:

Letër e hapur drejtuar Edi Ramës Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Roterdam, 3 mars 2025

Shkëlqesia Juaj / i dashur Edi,

Ju lutem të më falni që po ju drejtohem në këtë formë. Ndoshta nuk më mbani mend: jemi takuar vetëm një herë dhe unë jam thjesht një ndër shumë arkitektët e huaj që aktualisht punojnë në vendin tuaj. Po ju shkruaj për të shprehur mirënjohjen time për mundësinë për të punuar në Shqipëri, si edhe admirimin tim më të gjerë për gjithçka që keni arritur që prej kohës kur u bëtë kryeministër, pak më shumë se një dekadë më parë. Nën qeverisjen tuaj, Shqipëria ka fituar pothuajse statusin e një modeli. Grupe të shumta fetare dhe etnike jetojnë së bashku në paqe; ekziston një ndarje efektive ndërmjet kishës/kishave dhe shtetit; një popullsi e re në moshë pune e mban ekonominë në këmbë; pjesëmarrja e grave në tregun e punës është e lartë dhe në rritje të vazhdueshme; Shqipëria po kërkon aktivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe, për të mos harruar, ka një shije të shkëlqyer në arkitekturë.

Në një botë të trazuar, Shqipëria po nis të duket si përjashtimi shpresëdhënës: pro bashkëpunimit ndërkombëtar, pro vlerave progresiste dhe, ndoshta më e rëndësishmja, pro arsyes një fanar iluminizmi përballë të gjitha gjasave. Megjithatë, qëllimi i kësaj letre shkon përtej lajkatimit. Po ju shkruaj sepse jam i shqetësuar. Në këtë moment, partia juaj po kërkon një mandat të katërt radhazi. Unë vetëm mund të shpresoj që ajo t’ia dalë. Është e vështirë të përfytyrohet një regjim i ri që do të kujdesej për arkitektët po aq mirë sa ai aktuali.

Profesioni ynë ka qenë historikisht i varur nga patronazhi politik dhe, së fundmi, disa mendime të zymta më kanë kaluar nëpër mend. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk i fitojnë zgjedhjet? A do të marrë fund befas kjo Mekë e arkitekturës bashkëkohore? A do të shterojë papritur ky burim pune që duket i pashtershëm? A mund të ndodhë që ArchArmy të duhet t’i ulë armët me po atë shpejtësi me të cilën u mobilizua?

Nuk e them lehtë këtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë që zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nëse vendi nuk do të zhvillonte kurrë më zgjedhje dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm -ndoshta edhe si Mbret.

Nuk e them këtë lehtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej. Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte më zgjedhje. Dhe nëse ti, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdoje thjesht si president i përjetshëm ndoshta edhe si mbret.

Ngjarje të mëdha historike po zhvillohen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përcaktuese e qeverisjes së shekullit XXI. Shpresat për një alternativë produktive po copëtohen çdo ditë. Duket se po jemi dëshmitarë të fundit të “Fundit të Historisë”. Në këtë kontekst, lutja ime është sa e thjeshtë, aq edhe e drejtpërdrejtë: në një botë autokracish, a mund të kemi një autokrat dashamirës me shije?

May be an image of text

May be a graphic of ‎blueprint, floor plan and ‎text that says '‎An open letter Edi Rama Prime Minister the Republic of Albania Rottero March3, 2025 excellency Lars MüllerPublishers Muller fargive raddressing neto working oountry. wniting tremember foreigr xpress gratitude ethnic miristor living Multiple there Isan สาย่ EUmambarshipa ,נרוה Importantly, hapeful beacon enlightenment H THE ALBANIAN FILES ้งวงนร Freedomand Architecture writing Nhat hava hava prima ထထန်ခါုး atcontext, dles plea may we momentous importance. Thope will Yours sincerely, Rleinier raaf acrifice, is one‎'‎‎

No photo description available.

© Panorama.al

Te lidhura