Një gafë, apo vetëm një shaka gjatë provave teknike? Kjo është pyetja që shtrojnë mediat italiane dhe që duket se i ka shqetësuar disi. UEFA gjatë provave që i referohen testit për të verifikuar sinjalin televiziv është shfaqur tabela që tregon rezultatin në fund të lojës, Spanjë- Kroaci 2- 2. Rezultat i turpshëm, siç e quajnë mediat italiane, që do të eliminonte axurrët me Prandelin në krye.
Në këtë test, janë shënuar edhe emrat e shënuesve të golave, Mandzukiç dhe Torres në minutën e 6-të, Jelaviç në të 51-ën dhe Iniesta në të 52-ën. Gjatë testit Torres është edhe protagonist i një kartoni të kuq në minutën e 45-të. Përdorimi i topit shkon në favor të kroatëve me 51% krahasimisht me spanjollët 49 për qind.











