Sipas asaj që ka publikuar e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, Interi dhe Udineze do të takohen gjatë ditëve në vazhdim për të diskutuar për Aleksis Sançez. Ditën e martë është mësuar se Mançester Siti ka ofruar 30 milionë euro për lojtarin dhe marrëveshja me friulanët ishte arritur, por ka qenë kiliani që ka frenuar tratativën, duke refuzuar anglezët. Për pasojë, zikaltrit kanë një shans më shumë për të siguruar shërbimet e Sançezit, duke qenë se edhe ai vetë ka lënë të nënkuptohet se do të ishte pro transferimit në Milano.











