“Udhëtimi i fundit” i Kryepeshkopit Anastas, kleriku tregon se kush do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit: Tirana do jetë qendra e të gjithë botës së krishterë!

Jan 27, 2025 | 21:27

Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit  që do të mbahet në Tiranë.

janullatos

At Grigor Palushi tha se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit  patriarku i Stambollt, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë.

Kleriku tha se në ceremoni do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga e gjithë bota. Do të ketë përfaqës edhe nga vatikani..

Kush do të marrë pjesë?

At Grigor Pelushi: Ka konfirmuar pjesëmarrjen  patriarku i Konstandinopojës, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë.

Por janë shumë personalitetet që do të  vijnë nga e gjithë bota e krishterë, do të ketë një përfaqësi nga Vatikani. Do të ketë përfaqësi nga këshilli botëror i kishave dhe gjithashtu nga këshilli europian i kishave, pra do të jetë një pjesëmarrje mjaft e madhe. Mund të themi se Tirana do jetë qendra e të gjithë botës së krishterë

© Panorama.al

Te lidhura