Sot dita e 59-të e protestës, qytetarët rikthehen sërish para Kryeministrisë: Të vendosur deri në dorëheqjen e Ramës

Jul 28, 2026 | 7:34

 

Për të 59-ën ditë radhazi, qytetarët do të mblidhen edhe këtë të martë për të vijuar protestën e tyre kundër qeverisë. Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

protestat pankarta tirane kryeministria edi rama (13)

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 59-të, ka vijuar çdo ditë gjatë javëve të fundit, me qytetarët që deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në tubimet e përditshme janë ngritur akuza ndaj qeverisë për korrupsion, mungesë transparence dhe keqqeverisje, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

Qytetarët janë të vendosur të dalin çdo ditë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që është edhe kërkesa e tyre kryesore.

© Panorama.al

Te lidhura