Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni, në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit, ku u vranë 4 qytetarë në bulevard gjatë një protestë të opozitës së asaj kohe.
Mësohet se fletëthirrje e mbërritur në Kuvend për Sali Berishën nuk është tërhequr nga Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike.
Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme, se fletëthirrja nuk është tërhequr.
Një ditë më parë, Berisha i pyetur nga gazetaret nëse do të paraqitet për dosjen e 21 janarit, kreu i PD tha: “Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen. Ata që përdorin këtë për propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë apo skandalin e aeroportit të Vlorës ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bandë që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”.
© Panorama.al












