“U rrëmbye edhe institucioni i fundit”- Endrit Shabani në krye të Avokati të Popullit me votat e PS, Berisha: Refuzoi çdo kandidaturë të PD-së

Dec 12, 2025 | 13:08

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se maxhoranca rrëmbeu, sipas tij, edhe institucionin e fundit duke vendosur Endrit Shabani në krye të Avokati të Popullit me votat e PS.

sali berisha

Berisha theksoi se një proces i instaluar prej shumë vitesh u përmbys, duke shtuar se “grabiti opozitën që donte në kundërshtim, duke i futur një thikë të madhe një procesi delikat e vështirë”.

Kryedemokrati theksoi se PS refuzoi në mënyrë kategorike çdo kandidaturë të mbështetur nga PD.

Sali Berisha: Një proces i instaluar prej shumë vitesh u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit. Kishte ngelur gjysmë, sepse zonja Ballanca ka qenë kandidaturë e pëlqyer nga të dyja palët. Ky segment kishte ngelur. Refuzoi në mënyrë kategorike Besim Ndregjonin, Adriana Kalanë, çdo kandidaturë të mbështetur nga PD dhe grabiti opozitën që donte në kundërshtim, duke i futur një thikë të madhe një procesi delikat e vështirë, por që dëshmon se Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë.

Nuk po ndalem në zgjedhjen e kreut të SPAK, edhe përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik, lë shumë të dyshohet se u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Ramës dhe anëtarëve të KLP=së. Kanë qenë ambasadorë, por jo të gjithë ashtu siç ishte. Donin të jepnin mesazh që qeveria të mos mund të merrte, siç mori Endri Shabanin, edhe kandidatin që donin në këtë proces.

© Panorama.al

Te lidhura