Përplasja Trump-Meloni, Tajani anulon vizitën në SHBA: Fjalët ndaj kryeministres ofendojnë të gjithë Italinë

Jun 19, 2026 | 14:25

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka anuluar vizitën e tij në Miami të SHBA, e cila do të zhvillohej në datat 21 dhe 22 qershor.

tajani

Në një reagim ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj Giorgia Melonit, Tajani tha se komentet e tij ishin ofenduese ndaj kryeministres dhe krejt Italisë.

“Fjalët serioze dhe ofenduese të Presidentit Trump ndaj Kryeministres Giorgia Meloni ofendojnë të gjithë Italinë. Për këtë arsye, kam vendosur të anuloj vizitën time në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për 21 dhe 22 qershor.”

Deklarata e Trump

Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha e detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të.“, tha Trump.

Replika e Melonit 

“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, tha Meloni.

© Panorama.al

Te lidhura