Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO merr vendimin për zëvendësimin e masës ndaj Ilir Selmanit! Zbulohet shkaku

Jun 19, 2026 | 14:30

Shtatë vjet pas atentatit të bujshëm te “Xhamlliku” në Tiranë, ku u ekzekutua ish-polici Santiago Malko, hetimet dhe procesi ndaj personave të përfshirë si grup krimina po vijon.

santiago malko ok

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar sot masën e sigurisë për të pandehurin Ilir Selmani, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Malkos, e ndodhur në muajin gusht të vitit 2019.

santiag malko dhe ilir selmani

Apeli i GJKKO-së njofton se ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit.

ilir selmani dhe santiago malko

Trupa gjykuese ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Selmanit nga ambientet e paraburgimit dhe shoqërimin e tij drejt banesës private në Tiranë, ku do të vuajë masën e re të sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi me anë të mbikëqyrjes së pandërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë”, thuhet në disponimin e Gjykatës së Apelit.

ilir semlaniPër atentatin u akuzua “Klani Duka” dhe motiv u dyshua hakmarrja për një dhunim që ish-polici i kishte bërë babait të dy vëllezërve Duka.

SPAK pati të pandehur dhe të hetuar të paktën 13 persona të përfshirë në organizimin dhe finalizimin e vrasjes, një pjesë e madhe e të cilëve tashmë të dënuar.

© Panorama.al

Te lidhura