U përfol se ishte një ndër personazhet që zhvillonin takime speciale me të burgosurit, Efi Dhedhes sqaron të vërteten: Nuk ma ndjen

Jul 20, 2025 | 12:26

Personazhi i njohur i televizionit, Efi Dhedhes, ka reaguar publikisht ndaj një sërë aludimesh që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, ku emri i saj është lakuar si pjesë e një liste personazhesh të njohura, të cilat dyshohet se kanë vizituar të burgosur përmes “takimeve speciale”.

Fillimisht, Efi u duk se e mori me sportivitet situatën, duke mos e komentuar drejtpërdrejt, por së fundmi ka zgjedhur të reagojë e indinjuar përmes një postimi në InstaStory.

Ajo është shprehur e revoltuar ndaj shpifjeve që, sipas saj, po dëmtojnë imazhin dhe postimet e saj në rrjete sociale:

“Ju lash, sa ju lash të bëni pis postimet e mija, tani ju them që të ndaloni. Nuk ma ndjen me thënë të vërtetën. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, se po më prishni postimet,”  u shpreh Efi.

Ajo shtoi se kjo situatë po ushqehet nga njerëz që, sipas saj, “nuk kanë punë tjetër” dhe e mbylli reagimin me një deklaratë ironike në lidhje me inicialet që janë përdorur në thashethemet online:

“Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mija janë I.DH (Ifigjenia Dhedhes), dhe jo E.DH.”

efi dhedhes efi dhedhes (3) efi dhedhes (2) efi dhedhes (1) efi dhedhes efi dhedhes1 efi dhedhes2 efi dhedhes3 efi dhedhes4 efi dhedhes2 efi dhedhes efi dhedhes3 efi dhedhes1 efi dhedhes

efi dhedhes efi dhedhes1 efi dhedhes2 efi dhedhes7 efi dhedhes4 efi dhedhes efi dhedhes6 efi dhedhes3 efi dhedhes4

© Panorama.al

Te lidhura