U mor në pyetje nga SPAK për 2 orë, Meta reagon nga qelia: Nuk m’u dha leja që kërkova, kërkoj ndjesë që…

Jan 7, 2025 | 14:27

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia përmes një postimi në Facebook lidhur me marrjen e tij sot në pyetje nga prokurorët e Posaçëm.

Ilir-Meta-dhe-Monika-Kryemadhi GJKKOTeksa falenderon mediat që e njoftuan dje se do të thirreshe sot në SPAK, Meta thotë se ende nuk ka një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Sakaq ai tha se ishte i gatshëm të shkojë në seancë, që në orën 10:00, siç u bë njoftimi nga mediat. Ai tha se vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

Meta u kërkoi ndjesë gazetarëve, pasi  nuk i’u dha leja që kërkoi. Meta kishte kërkuar që të komunikonte me gazetarët pas marrjes në pyetje, kërkesë e cila iu mohua nga prokurorët.

Ilir Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.

Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

© Panorama.al

Te lidhura