Trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u vra disa ditë më parë në Serbi, ka mbërritur në Kosovë.
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci tha për mediat trupi i Faton Harazit iu është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.
“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave
I riu ishte arratisur nga një burg në Kosovë dhe 10 ditë më pas, më 18 Korrik, dyshohet se qëlloi për vdekje një polic serb dhe plagosi kolegun e tij në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.
Një ditv më pas, më 19 korrik, Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe pranë kufirit të Lloznicës.
Ai dyshohet se kishte udhëtuar në Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artan Hajrizi. Ky i fundit ishte paraqitur para autoriteteve në Gjermani, ku jeton e punon, dhe ka denoncuar se i vëllai, Fatoni, i kishte vjedhur dokumentet e identifikimit në banesë .
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani. Ndërsa Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al