U ekzekutua me armë brenda automjetit, biznesmeni i vrarë në Elbasan me precedent për shpërndarjen e narkotikëve! Ja pistat që po hetohen, jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit

Nov 30, 2025 | 22:18

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në automjetin e tij, biznesmeni Mondi Mëhalla, pranë karburantit në pronës të tij në Unazën Jugore të Elbasanit.

mond mehalla

Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.

Mësohet gjithashtu se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje. Disa kohë më parë u kap në automjetin e tij nga policia me një shkop gome brenda.

Edhe hetimet janë përqendruar nëse ka patur konflikt të mëparshëm apo konkurrencë lidhur me bizneset e tij.

Njihet si biznesmen jo vetëm në fushën e karburanteve, por edhe në fushën e taksive apo aktivitete të tjera si kafeteri.

Ndërkaq mësohet nga gazetarja Xhensila Kodra, se banonte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura