Pak ditë pasi Runi hapi faqen e tij personale në rrjetin social “Twitter”, shtypi britanik paralajmëroi trajnerin Ferguson se, beniamini i tij përveç problemeve në fushë, do t’u sillte shqetësime dhe jashtë saj. Sulmuesi është në qendër të polemikave në Angli, pas një zënke banale që ka pasur me një tifoz. Fansi i Liverpulit e kishte etiketuar ish-bomberin e Evertonit, si një lojtar “të shëmtuar”, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i lojtarit që më shumë ka qenë një kërcënim: “Ti e di se ku stërvitemi ne. Eja nesër atje dhe të shohësh”.











