Turqia paralajmëron Sirinë: Nuk do të rrimë duarkryq

Dec 12, 2011 | 13:59

Turqia ka reaguar edhe një herë ndaj dhunës së Presidentit sirian kundër demonstruesve, duke e paralajmëruar Bashar al Asadin për të disatën herë, se ata nuk do të rrinin duarkryq duke parë rajonin në rrezik. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, tha se “Turqia nuk ka dëshirë të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por përderisa paraqitet rrezik për sigurinë rajonale, atëherë ne nuk do të mund të qëndrojmë mënjanë dhe të vëzhgojmë”. Davutoglu shtoi se Turqia ka përgjegjësi dhe të drejtë që të ndalojë Damaskun, pasi veprimet e tij paraqesin rrezik për sigurinë turke.

© Panorama.al

Te lidhura