Katër persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm 5,9 ballë që preku pjesën veriperëndimore të Turqisë. Prej tij mbetën të plagosur edhe qindra persona. Intensiteti i tërmetit të së enjtes mbrëma, që u regjistrua në orën 23:15 sipas kohës lokale, ishte 5.9 e shkallës Richter. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra nga qarku Kutahya, në Simav. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë zonën. Tërmeti shtoi panikun mbi rrjedhjen e mundshme të cianidit nga miniera e afërt e argjendit dhe nga fabrika për rafinimin e tij, “Eti Silver Corporation”, në Kutahya. Nga tërmeti u shemb pothuajse plotësisht Universiteti “Dumlupinar” në Kutaya.











