Presidenti i shtatë në historinë turke, Kenan Evren, rrezikon të dënohet me burg përjetë, pasi një gjykatë në këtë vend pranoi një padi kundër tij, për rolin e luajtur në grushtin e shtetit të vitit 1980. Ish-gjenerali 94-vjeçar pritet të ketë të njëjtin fat me atë 86-vjeçar Tahsin Sahinkaya, të vetmit që jetojnë ende nga grupi i pesëshes së komplotit. Vetëm disa ditë më parë, shefi i përgjithshëm i shtabit të ushtrisë turke u vendos në arrest shtëpie, si i dyshuar për një tjetër komplot të vitit 2003. Gjenerali Ilker Basburg e përgënjeshtroi pjesëmarrjen në rrjetin “Ergenekon”, që thuhet se kërkon rrëzimin e qeverisë së Erdoganit. Ish-presidenti Evren u shpreh se do të preferonte vetëvrasjen, në vend që të paraqitej në gjyq.











